Rafael Nadal u eliminua nga Masteri i Londrës, pasi u mposht në ndeshjen vendimtare prej francezit Tsonga, ndërsa ish-numri një në botë, Roger Federer, vazhdoi marshimin e tij drejt finales, me një sukses të thjeshtë ndaj Fishit.
Pas një fillimi të keq në turneun me dy grupe të përbërë nga katër tenistë, Nadal kishte shanse për kualifikim vetëm nëse do të arrinte të fitonte ndaj një prej tenistëve më në formë të sezonit, Tsongas. Edhe pas larg niveleve të lojës së tij më të mirë, spanjolli u paraqit mirë në dy setet e para. Pasi humbi me “tie-break” setin e parë, Rafa fitoi 6-4 të dytin. Megjithatë, u shua tërësisht në setin vendimtar, të cilën kundërshtari i tij francez e fitoi lehtësisht, 6-3.
Nga ana e tij, Federer “shëtiti” ndaj amerikanit Fish, duke fituar 6-1, 3-6, 6-3. “Jam i befasuar edhe vetë nga niveli i lartë që po tregoj, por rruga drejt finales është ende e gjatë dhe në renditjen botërore, Nadal e Djokovic tashmë janë përpara meje. Rekodet? Kam thyer shumë në jetën time. Në pak vitet që më kanë mbetur në karrierë, mendoj vetëm të argëtohem”, u shpreh zvicerani.
Top Channel