Zjarr në trenin e linjës Tiranë-Durrës

24/11/2011 22:35

Një shkëndijë elektrike në lokomotivën e trenit të linjës Tiranë-Durrës, ka shkaktuar zjarr dhe panik mes pasagjerëve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit. Sapo kanë konstatuar flakët e para të zjarrit mashinistët kanë ndërhyrë menjëherë duke shkëputur lokomotivën nga vagonat me pasagjerë.

Udhëtimi i tyre është ndërprerë dhe ata kanë zbrituar nga vagonat për të ndjekur veprimet për shuarjen e flakëve nga zjarrfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbime të komisariatit të policisë së Shijakut.

Pas shuarjes së zjarrit lokomotiva e tërhequr nga një tjetër ka vijuar rrugën drejt Bazës Mekanike të Hekurudhës për riparim.

Ndërkaq një tjetër lokomotivë e nisur nga Durrësi ka rivënë në lëvizje vagonët duke vazhduar udhëtimin e ndërprerë nga incidenti dhe duke mbërritur në destinacion, në stacionin hekurudhor të Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA