Jimi Hendrix, kitaristi më i madh

24/11/2011 00:00

Jimi Hendrix është kitaristi më i madh i të gjitha kohërave, sipas
revistës “Rolling Stone”. Revista në fjalë në numrin e fundit të saj ka
publikuar listën e 100 kitaristëve më të mëdhenj të historisë.

Në listën e hartuar nga një grup ekspertësh pas Hendrix vijnë: Eric Clapton, Jimmy Page, Keith Richards, Jeff Beck, B.B. King, Chuck Berry, Eddie Van Halen, Duane Allman dhe Pete Toënshend.

“Jimi Hendrix ka bërë që të shpërthejë ideja jonë mbi mënyrën se si mund të jetë muzika rok. Ai ka manipuluar kitarën, studiot e regjistrimit dhe skenën”, ka deklaruar kitaristi Tom Morello për gazetën.

Fituesi i cmimit Grammy i është referuar këngëve legjendë si “Purple Haze” dhe “The Star-Spangled Banner”.

Në panelin e ekspertëve të thirrur për të bërë vlerësimet ishin edhe Lenny Kravitz, Eddie Van Halen, Brian May dhe Dan Auerbach i grupit The Black Keys, bashkë me disa gazetarë e redaktorë të vjetër të “Rolling Stones”.

Top Channel