Itali, arrestohen 12 shqiptarë

24/11/2011 00:00

Një organizatë ndërkombëtare trafikimi lëndësh narkotike u shkatërrua nga Komanda provinciale e Policisë Financiare të Ascoli Piceno.

Rreth 100 agjentë në qytete të ndryshme të Italisë, të mbështetur nga reparte me qenë dhe njësi aerodetare, arritën të përfundojnë me sukses operacionin me emrin “Shqiptar”.

Gjatë ditës arrestuan 20 persona, 12 prej të cilëve shqiptarë.

Nga hetimet, që filluan vitin e kaluar me identifikimin e rreth 500  konsumatorë të lëndëve narkotike, u zbulua një rrjet shumë i organizuar.

Organizata, ku bënin pjesë dhe tre gra arrinte të fuste në qarkullim çdo javë 25 kg heroinë dhe 5 kg kokainë, të sjella nga Shqipëria dhe Hollanda.

Nga këto lëndë narkotike është llogaritur që grupi i trafikantëve të fitonte rreth 4 milionë euro në muaj.

Operacioni i sotëm mendohet se ka shkatërruar një prej organizatave më solide dhe aktive në zonë. Hetimet vazhdojnë, duke shqyrtuar edhe provat e gjetura gjatë kontrolleve të kryera gjatë ditës së sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA