Në programin e njohur “Policia e fortë”, të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik që jeton në Hollivud, Vinnie Jones, temë e raportimit ishte Policia e Kosovës.

Kjo polici shfaqet në program e fortë dhe profesionale, por vendi portretizohet me shumë krim të organizuar, trafik droge e prostitucioni.

Ky emision i njohur televiziv britanik, për herë të parë trajton sigurinë në shtetin më të ri të Europës. Përmes operacioneve policore shikuesit britanikë kanë parë se në shtetin më të ri në Evropë ka një forcë policore të fortë që bën përpjekje serioze për vendosjen e rendit dhe ligjit e vendosur për të luftuar me suksese të dukshme krimin e organizuar.

Ky program vë në fokus policitë e vendeve të ndryshme të botës, puna e të cilëve, për shkak të rrethanave të caktuara të secilit shtet, cilësohet si shumë e vështirë dhe e rrezikshme.

Sipas programit Kosova duke qënë në rrugën e trafikut të drogës nga Afganistani për në Evropë vlerësohet se 40 për qind e heroinës në shkallë botërore kalon përmes Kosovës.

Kosova theksohet në programin televiziv është një nga vendet më të vështira për punë policore, edhe pse trajnohet nga policia britanike dhe e disa shteteve të tjera.

Duke folur për operacione konkrete të luftës kundër drogës,vlerësohet se pesë tonë drogë kalon përmes Kosovës cdo muaj.

Një nga drejtuesit e Policisë në Kosovë, Haxhi Krasniqi flet për egzistencën e krimit  të organizuar në Kosovë.

E krijuar në 99, policia e Kosovës është më e reja forcë policore në botë, por ndodhet përballë problemeve që do të ishin të vështira edhe per policitë më me përvojë në botë.

Policët kosovarë ka gjasa të vriten 50 herë më shumë sesa policiët britanikë, thuhet në këtë emision televiziv.

Edhe pse në këtë program vlerësohet Policia e Kosovës,  Kosova prezantohet si një shtet ku krimi i organizuar dhe kontrabanda mbesin një mision i papërfunduar.

Top Channel