“Do jem pa filtra”/ Kristi Lamaj dhe Lei Kraja zbulojnë në “Goca & Gra” surprizat e emisionit ‘Urban Gen’, në fokus të rinjtë, arti dhe…
Kate Beckinsale ka më shumë se një vit që është “zhdukur” nga bota kinematografike, por aktorja tashmë do të rikthehet me energji të reja.
38-vjeçarja angleze është gati për xhirimin e 4 filmave dhe i pari prej tyre do të jetë ‘Underworld: Awakening’, pjesa e katërt e sagës së filmave ku ajo interpreton një vampire.
“Kam qenë pushim për një vit. Të gjithë kohën e lirë e kalova me tim bir”, tha Beckinsale në një intervistë për revistën ‘Flaunt’.
Përsa i përket filmit të katërt ‘Underworld’, aktorja e cila është e martuar me regjisorin e filmit, u shpreh se nuk di shumë detaje: “Nuk flas me bashkëshortin për punën në shtëpi. Më tërhoqi skenari dhe pranova. Gjithsesi, nuk prisja që të kishte një film të katërt.”
Top Channel