Zaimina Vasjari “çmend” Instagramin me pamjet e saj provokuese nga jahti luksoz
David Beckham do të kalojë një ditë falenderimi “mbretërore”, pasi do të takohet për të festuar në një hotel amerikan së bashku me Princin Harry.
Vëllai i William, Princi i Kurorës së fronit të Britanisë së Madhe, prej disa javësh ndodhet në SHBA, ku po trajnohet në drejtimin e helikopterëve ushtarakë.
Në kohën e tij të lirë, Harry është parë duke u argëtuar në lokalet e natës dhe duke bërë shëtitje të gjata me motor në rrugët që përshkrojnë shkretëtirën e Arizonës.
Megjithatë, përpara se të kthehet në Londër, pas përmbushjes së kursit, Harry u zhvendos në një hotel pranë qytetit të Feniksit, ku aktualisht ndodhet edhe David Beckham.
Me një miqësi të vjetër, djali me gjak mbretëror dhe “Mbreti” i “shoëbizz”-it britanik, duket se do të kalojnë së bashku ditën e shënuar të falenderimeve, një festë tradicionale amerikane, gjatë së cilës shprehet mirënjohje për krijuesin, për të gjithë të mirat që ai të ofron.
Top Channel