Eric Abidal, mbrojtësi francez i Barcelonës, ka bërë të ditur se më në fund ka aritur një marrëveshje me klubin katalanas për rinovimin e kontratës së tij.
32-vjeçari tha për francezen Canal+ se do të qëndrojë në Spanjë të paktën edhe për dy vite të tjera. Abdidal do të firmosë një kontratë 2+1 (2 sezone me opsionin për një të tretë).
“Agjentët e mi kanë folur me drejtuesit e Barcelonës dhe gjithçka është zgjidhur. Mungon vetëm firma ime. Jam shumë i lumtur që aventura ime në Spanjë do të vazhdojë”, theksoi mbrojtësi i krahut të majtë.
Gjithashtu, Barcelona ka njoftuar edhe zgjatjen e kontratës me mesfushorin e skuadrës së dytë të saj (Barcelona B), Jonathan dos Santos. 21-vjeçari do të veshë fanellën blaugrana deri në 30 qershor të vitit 2015.
Top Channel