Ballack-Leverkusen, “divorc” në fundsezoni

24/11/2011 00:00

Duket se rrugët e Michael Ballack dhe Bayer Leverkusen do të ndahen në fund të këtij sezoni.

Me skadimin e kontratës në fund të vitit, mesfushori gjerman ka pohuar se nuk ka marrë ofertë për rinovim nga ana e klubit.

“Mendoj se ky do të jetë sezoni im i fundit me këtë fanellë, edhe pse ëndrra ime ishte ta mbyllja karrierën këtu”, ka thënë Ballack.

“Do të shohim nëse situata do të ndryshojë”, ka shtuar ai, pasi ka pak shpresë tek drejtori teknik i klubit, Rudi Voeller.

Karriera e Ballack arriti kulmin në vitet e para të 2000-shit, kur me Bayer Leverkusen debutoi në mënyrë të shkëlqyer në Champions League.

Më pas ai kaloi tek Bayern Munchen dhe pas disa vitesh u transferua tek Chelsea, në Angli, ku luajti për dy vjet.

Edhe pse shumë herë ka debutuar në mënyrë të shkëlqyer, ai nuk ka arritur kurrë të shijojë një titull të rëndësishëm, duke zënë vendet e dyta në Champions League në vitin 2002, me Gjermaninë në botërorin e të njëjtit vit, në Bundesliga, një herë me Leverkusen dhe njëherë me Bayern dhe në vitin 2006 sërish në Champions, këtë radhë me ekipin londinez.

Top Channel