Vuajtja e Spears: Nuk kam motivim për t’u stërvitur

23/11/2011 20:50

E konsideruar dikur si një prej femrave më tërheqëse në botë, Britney Spears është shfaqur në shfaqjet e saj të fundit më e rrumbullakosur se kurrë.

Larg të qënit një ikonë e bukurisë, Spears tregoi për një revistë se çfarë e ka nxjerrë jashtë forme. “Jam e çmendur pas çokollatës, por problem im më i madh është që e kam të vështirë të motivohem të shkoj në palestër”.

Nënë e dy fëmijëve, Spears shton: “Përpiqem të shkoj në palestër kur zgjohem në mëngjes. Vetë zgjimi është i vështirë, jo më të shkosh dhe të stërvitesh në palestër. Shkoj të fle çdo natë me këtë ide në kokë, por kam dy javë që nuk stërvitem”.

Më këto kushte, duket se e vetmja mënyrë që Britney të humbasë disa kile, është nëpërmjet programit të saj të ngjeshur të shfaqjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA