Siri, opozita “ul armët”

23/11/2011 18:50

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Siri, organizmi që bashkon të gjithë opozitarët e presidentit, Bashar al Assad, u ka kërkuar të gjithë protestuesve, dhe vecanërisht ish-ushtarakët që u janë bashkuar thirrjeve për largimin e presidentit të tyre, të mos sulmojnë forcat e sigurisë.

Kreu i Këshillit, Burhan Ghalioun tha nga Parisi, ku u takua me Ministrin e Jashtëm francez, Alain Juppe, se organizmi që ai drejton i ka kërkuar fraksionit ushtarak “Siria e Lirë”, i udhëhequr nga një colonel që dezertoi Basha al Assad, që të mos sulmojë forcat e sigurisë dhe godinat qeveritare.

Kjo thirrje, tha Ghalioun u bë për të shmangur përshkallëzimin e përleshjeve në vend, që dita-ditës do të conte në një luftë civile të pashmangshme.

Një ditë më parë Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania deklaruan se do t’i kërkojnë OKB-së që të kalojë një rezolutë ndëshkuese për dhunën në Siri.

Një nismë e tillë u hodh poshtë në muajin tetor nga vetoja ruse dhe kineze, që shprehën shqetësimin e tyre se rezoluta mund të përdorej si justifikim për një ndërhyrje si në Libi. Megjithatë, duket se tre fuqitë e mëdha europiane kanë përpunuar një dokument të ri, i cili pritet të jetë më i pranueshëm nga të gjithë.

Rezoluta do të paraqitet fillimisht në përfaqësinë e përgjithshme të shteteve, ku Londra, Parisi dhe Berlini shpresojnë të fitojnë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare, përpara se dokumenti të kalojë për miratimin në Këshillin e Sigurimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA