Shtyhet gjyqi ndaj ish-drejtuesve të SHISH-it

23/11/2011 16:35

Mungesa e përgjigjes së letër-porosisë drejtuar autoriteteve të drejtësisë britanike për pyetjen e Ilir Kumbaros, është bërë sërish shkak për dështimin e procësit gjyqësor ndaj tre ish-SHIK-asve të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.

Tanimë drejtësia shqiptare është në pritje të dy alternativave për të patur minimalisht dëshmin e të dyshuarit kryesor për këtë ngjarje, Ilir Kumbaros.

E para është marrja e dëshmisë nëpërmjet letër-porosisë, proces i cili nuk po realizohet prej muajsh të tëra, ndërsa mundësia e dytë është ekstradimi i Kumbaros në Shqipëri pas vendimit më të fundit të Gjykatës së Lartë e cila e vlerësoi të drejtë rivendosjen e masës së sigurisë ndaj atij arrest me burg.

Sakaq, gjykata në Londër duhet të zgjidhi edhe pretendimin e Kumbaros se është një shtetas tjetër kosovar i quajtur Shaqa Shatri. Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës ish-drejtuesit e SHIK-ut në vitin 1995, Arben Sefgjinin, Avni Koldashin dhe Ilir Kumbaron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA