Angelina Jolie nuk flet shumë për të kaluarën e saj, por aktorja më në fund ka pranuar të rrëfejë rininë e shfrenuar.
36-vjeçarja ka thënë se është me fat që është ende gjallë pas të gjitha atyre gjërave që ka provuar. Gjithashtu ajo është shprehur se ende është një “vajzë e keqe”, por vetëm Brad Pitt ka fatin ta njohë tashmë këtë anë të saj.
“Jam ende një vajzë e keqe, por kjo pjesë e imja i përket vetëm bashkëshortit tim”, theksoi Jolie në një intervistë për CBS.
“Kam kaluar shumë gjëra të rënda dhe periudha të errëta. Kam qenë me fat që kam mbijetuar. Ka shumë artistë të tjerë që nuk i kanë mbijetuar të tilla gjërave. Kam bërë gjëra të paimagjinueshme për shumicën e njerëzve, shumë të rrezikshme”, shtoi aktorja.
Angelina Jolie ka folur në të kaluarën për biseksualitetin e saj, për dashurinë që kishte për një vajzë dhe në vitin 2000 ka puthur në buzë vëllain e saj në mbrëmjen e çmimeve Oscar.
Top Channel