Theo Walcot është objektivi i radhës së Barcelonës në merkaton e transferimeve për sezonin 2012/2013.
Kjo është ajo që publikohet në disa të përditshme angleze sipas së cilave, trajneri i katalanasve, Pep Guardiola e dëshiron ta ketë me cdo kusht futbollistin anglez për të përforcuar skuadrën.
Në të vërtetë, ditët e kaluara u fol më shumë për mundësinë e transferimit të Gareth Bale te kampionët e Spanjës, por mesa duket objektivi i vërtetë i Guardiolës është pikërisht Walcot, kontrata e të cilit me Arsenalin përfundon pas një viti.
Mësohet se Barcelona, që e studioi edhe gjatë verës opsionin për blerjen e Walcot, është gati të ofrojë 35 Milionë euro për të, shifër kjo shumë e lartë për një futbollist 22-vjecar.
Ajo që mbetet për t’u parë tani është nëse trajneri Vengèr do të lejojë menjëherë largimin e Walcot në drejtim të Spanjës apo do të bëjë rezistencë si në rastin e Fábregas.
Top Channel