Një politikan në Maqedoni është vënë në një pozitë të vështirë, pasi në
banesën e tij në Shkup është zbuluar një laborator droge.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “INA”, sipas të cilës laboratori u zbulua në mesnatë nga agjentët e policisë, të cilët bastisën shtëpinë.

Identiteti i politikanit të përfshirë në ngjarje nuk është bërë i ditur, por mësohet se ai e kishte dhënë shtëpinë me qera, pa e ditur se cfarë do të bëhej.

Burimi mediatik shton se gjatë operacionit, në banesë janë gjetur sasi të konsiderueshme droge, të tipeve të ndryshme si heroinë, kokainë e marijuanë.

Burimi shton më tej se gjatë operacionit janë arrestuar tre persona, të cilët janë të njohur për policinë si shpërndarës droge.

Top Channel