“Në kufi të konfliktit”, është titulli i një shkrimi në prestigjiozen ‘The Ekonomist’. Ky titull mbase i përgjigjet situatës së krijuar në Mitrovicën e veriut veçmas pas 25 korrikut dhe jo vetëm.

Zhvillimet e furishme që pasuan u vlerësuan si jo fort të rrezikshme por “qetësia” që po mbretëron pas barrikadave duket se do të kaloj edhe stinën e dimrit.

Kufijtë që bllokojnë qarkullimin e lirë në këtë pjesë të Kosovës tashmë dihet që nuk janë vetëm pikat kufitare 1 dhe 31 të cilat arritën kulimin e famës pikërisht nga burimi i konflikti qysh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kur janë bërë gati pesë muaj nga bllokimi me barrikada të cilat arrijnë numrin në 18-të, nxjerr në pah del një kërcënim më i rëndë. Tashmë serbët e veriut kërcënojnë me shpalljen e pavarësisë së veriut të vendit.

Në hyrje të saj thuhet se Zoti u jep të gjithë njerëzve të drejta të barabarta kur lindin dhe pas shumë viteve të “vuajtjeve” dhe “tendencës së institucioneve të Kosovës për t’i asimiluar serbët” ata detyrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur.

Ky vendim i kësaj deklarate i referohet mendimit këshillëdhënës të GJND-së në Hagë, në lidhje me pavarësinë e një anshme të Kosovës më 22 korrik 2010.

Ndër të tjera thuhet se deklarata respekton dispozitate ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, si dhe Rezolutën 1244 e Kornizës Kushtetuese të UNMIK-ut të 2001.

Ndërkohë thuhet se mbledhja është zhvilluar në Mitrovicën e Kosovës, kryeqyteti  i Republikës së Kosovës Veriore. Por, kjo deklaratë është e panjohur për sekretarin e Serbisë për Kosovë Oliver Ivanovic.

Në një bisedë telefonike ai tha për TCH se, një deklaratë e tillë nuk ekziston. Megjithatë, ai tha se, në rast se vazhdon presioni i Prishtinës ndaj serbëve të veriut nuk përjashtohet shpallja e pavarësisë së Mitrovicës sëVeriut. Për më tepër Ivanovic theksoi se, barrikadat nuk do të largohen ngarrugët deri në ditën kur të arrihet ndonjë marrëveshje nëpërmjet bisedimeve.

Në terren situata vazhdon të mbetet e tensionuar. Pothuajse çdo ditë serbët tubohen në protesta.

“Për sa u përket barrikadave nuk kemi një përparim në këtë aspekt, nuk kemi një njoftim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Ndërsa gjatë ditës kemi pasur një tubim” , tha zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.

Ndërkohë, nuk ka asnjë sinjal nga KFOR-i për heqjen e barrikadave. Madje disa nga ato tashmë janë forcuar edhe me tela gjemborë.

Top Channel