Ermal Mamaqi i jep kredi djalit 13-vjeçar, metoda e pazakontë e aktorit për edukimin e fëmijëve
Do të dalë më 22 qershor në Amerikë filmi i ri 3D i “Pixar”, “Brave”
(Kurajozja), që bën fjalë për një ngjarje që ka në sfond beteja epike
dhe legjenda misterioze.
Këtë herë në qendër të filmit është një princeshë, Merida, një harkëtare e pagabueshme që jeton në malet e Skocisë.
Merida është e bija e mbretit Fergus dhe mbretëreshës Elinor. E vendosur për të ecur në jetë, ajo sfidon një zakon antik, i konsideruar i shenjtë nga perënditë e tokës, Lord MacGuffin, Lord Macintosh dhe Lord Dingwall.
Veprimet e princeshës shkaktojnë pa dëshirën e saj një kaos dhe një tërbim të madh në mbrëtëri. Atëherë vajza i kërkon ndihmë një shtrige të vjetër, që i jep mundësinë të realizojë dëshirën e saj.
Por dhurata e shtrigës do të rezultojë fatale dhe vetëm atëherë Merida do të mbështetet tek kurajoja e saj dhe do të arrijë të mposhtë mallkimin e tmerrshëm.
“Brave” është një aventurë plot ndjenja, e mbushur me personazhe të paharrueshme dhe e karakterizuar nga humori tipik i “Pixar”, për një publik për të gjitha moshat.
Top Channel