Një oficer i policisë së Kosovës është arrestuar një ditë më parë në Mitrovicë, pasi ka kërcënuar me armë një kolegun e tij.

Lajmin e bën të ditur “RTK”, sipas të cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Ravnishte të Leposavicit.

Agjenti i kërcënuar ka rrëfyer se personi që e kërcënoi ishte një polic i veshur me rroba civile.

Sipas tij, ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ka përdorur armën që i jep funksioni zyrtar për ta kanosur, në afërsi të shtëpisë së tij.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja në fjalë nuk ka lidhje me situatën e tensionuar për shkak të barrikadave serbe në veri të Kosovës.

Top Channel