Ermal Mamaqi i jep kredi djalit 13-vjeçar, metoda e pazakontë e aktorit për edukimin e fëmijëve Në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmjen e së hënës gjithçka ka folur me notat dhe
tingujt e muzikës “country”. Yjet e muzikës amerikane kanë përformuar
për presidentin amerikan dhe të ftuarit e tij në një festë të mbajtur në
East Room.
Kjo nuk është hera e parë që në Shtëpinë e Bardhë luhet muzikë ‘country’, pasi presidenti Obama është i apasionuar pas këtij zhanri muzikor dhe çdo herë që mundet feston me miqtë e tij.
Këngëtarë si Kris Kristofferson apo James Taylor dhe shumë të tjerë performuan mbrëmjen e së hënës në koncertin e pagëzuar: “Muzika country, në një performancë në Shtëpinë e Bardhë”.
Ky event është në vazhdën e serisë së koncerteve të mbajtura në Shtëpinë e Bardhë me muzikë ‘jazz’, ‘country’, muzikë klasike por edhe latine.
Top Channel