Durrës, në pranga gardiani, shiste drogë

22/11/2011 00:00

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një gardian të burgut të këtij qyteti, i cili akuzohet se ka futur drogë në qeli.

Policia tha se ka ekzekutuar vendimin e gjykatës “arrest me burg” për një efektiv policie pranë institutit të ekzekutimit të vendimeve penale të këtij qyteti.I arrestuari është Arben Voci, 41 vjeç, banor i Xhafzotaj, me detyre efektiv policie pranë këtij institucioni. Vocaj akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në dhomat e burgut në Durrës.

Shërbimi i kontrollit të brendshëm kishte marrë informacione për aktivitetin e policit të institutit të ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës, pas një rasti ku një të burgosuri iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike brenda ambienteve të institucionit. Arben Voci, akuzohet tregtim të lëndëve narkotike, ndërsa materiale për këtë vepër penale iu kaluan prokurorisë së Durrësit.

Top Channel