Pas Kamerunit, zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka vizituar shtetin e
Sao Tome nga autoritetet e të cilit ka marrë konfirmim për njohje të
pavarësisë së Kosovës.

Në kuadër të angazhimeve institucionale për lobim, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Pacolli, është takuar në Sao Tome me kryeministrin e këtij shteti Dr.Patrice Emery Trovoada si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Manuel Salvador Dos Ramos.

Sipas një komunikate për media të dërguar nga kabineti i Pacollit, ben te ditur KosovaTimes, gjatë këtij takimi, ai e ka informuar edhe njëherë kryeministrin Trovoada me arritjet demokratike që Republika e Kosovës ka shënuar që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, ripërsëriti kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës dhe fillimin e bashkëpunimit diplomatik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Top Channel