Medvegjë, polici serb dhunon banorin

21/11/2011 00:00

Një polic serb ne Medvegje eshte pezulluar nga puna sepse eshte akuzuar
se ka ushtruar dhune ndaj nje shqiptari. Subjektet politike shqiptare ne
Luginen e Presheves e kane bere publik shqetesimin e tyre per rastet e
perseritura te dhunes.

Policia serbe ka kërkuar nga Sokol Ismaili, banor i fshatit Grbovc të Medvegjës në jug të Serbisë që të shuajë  zjarrin në mal, por sipas tij, ai e ka ditur se nuk duhet të ketë kontakt me ta dhe ka refuzuar.

Ismaili dhe familja e tij kanë përjetuar një torturë policore pasi dy policë i kanë sulmuar ata fizikisht. Mjekët kanë thënë se Ismaili ka pasur lëndime të lehta.

Subjektet politike shqiptare e konsiderojnë këtë si një dhunë sistematike ndaj shqiptarëve të kësaj zonë që tashmë është braktisur nga të paktën 3500 shqiptarë. Medvegja renditej dikur në komunat shqiptare të jugut së bashku e Preshevën e Bujanocin, por tashmë shqiptarët janë pakicë. Ky rast ka shqetësuar banorët e zonës.

Top Channel