“Duhet të dëbohen”/ Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse Një polic serb ne Medvegje eshte pezulluar nga puna sepse eshte akuzuar
se ka ushtruar dhune ndaj nje shqiptari. Subjektet politike shqiptare ne
Luginen e Presheves e kane bere publik shqetesimin e tyre per rastet e
perseritura te dhunes.
Policia serbe ka kërkuar nga Sokol Ismaili, banor i fshatit Grbovc të Medvegjës në jug të Serbisë që të shuajë zjarrin në mal, por sipas tij, ai e ka ditur se nuk duhet të ketë kontakt me ta dhe ka refuzuar.
Ismaili dhe familja e tij kanë përjetuar një torturë policore pasi dy policë i kanë sulmuar ata fizikisht. Mjekët kanë thënë se Ismaili ka pasur lëndime të lehta.
Subjektet politike shqiptare e konsiderojnë këtë si një dhunë sistematike ndaj shqiptarëve të kësaj zonë që tashmë është braktisur nga të paktën 3500 shqiptarë. Medvegja renditej dikur në komunat shqiptare të jugut së bashku e Preshevën e Bujanocin, por tashmë shqiptarët janë pakicë. Ky rast ka shqetësuar banorët e zonës.
Top Channel