Ka përfunduar takimi i parë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të
Serbisë në Bruksel ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes
për lëvizje të lirë.

Lajmin e bën të ditur KosovaTimes, e cila duke iu referuar burimeve, bën të ditur se në takimin e paradites, temë e vetme e dialogut ka qenë zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, për të cilën palët janë pajtuar disa muaj më parë.

“Sot pasdite, palët do të vazhdojnë dialogun me tema të tjera të parapara në axhendë. Dialogu është parashikuar të vazhdojë edhe nesër”, sqaron media kosovare.

Në këtë raund të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të bisedohet për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe për çështjet për të cilat tash një kohë po diskutohet siç janë çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimi rajonal. Po ashtu pritet që në takimin e pasditës, ose nesër, të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Topi inkurajon vijimin e bisedimeve

Rinisja e dialogut mes Prishtinws dhe Beogradit ishte nw qwndwr tw bisedws mes presidentit Bamir Topi dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Sic njofton zyra pwr Shtyp e Presidencws  kreu i shtetit shqiptar dhe zoti Krasniqi shprehën dëshirën dhe inkurajimin për realizimin konkret të këtyre negociatave, në mënyrë që faktori shqiptar të vijojë të japë shembullin më pozitiv për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit reciprok mes dy vendeve tona fqinje duke vlerësuar me këtë rast “vullnetin e mirë, punën intensive dhe iniciativat e ndërmarra nga drejtuesit e Kosovës për një sistem të qëndrueshëm politik dhe ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA