Bisedimet, Thaci: Veprojmë në bazë të kushtetutës

21/11/2011 00:00

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u ndalur te çështjet që
pritet të diskutohen në Bruksel, në mes delegacionit të Kosovës dhe atij
të Serbisë, ka deklaruar se gjithçka që është në përputhje me
Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane, për Kosovës do
të jetë e pranueshme.

Thaci, bën të ditur Kosovapress, u shpreh se çështjet që do të diskutohen në Bruksel janë çështje ndërshtetërore në mes Kosovës dhe Serbisë, duke shpresuar që do të ketë një avancim të këtij procesi, në mënyrë që të ndërtojmë një fqinjësi të mirë që do të hapete perspektivat euro-atlantike për Kosovën, por edhe për Serbinë.

“Çdo zgjidhje që ne e kemi propozuar, janë modele më të lara evropiane, prandaj ne do të punojmë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet tona, me mandatin e Kuvendit të Kosovës dhe vlerat evropiane”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, sa i përket çështejs se Serbia, e cila në këtë proces synon të hap dialogun edhe për pikat doganore në veri, i pari i ekzekutivit ka thënë se për Kosovën do të jetë e pranueshme gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Top Channel