Moore do të hakmerret tek paratë

20/11/2011 14:20

Demi Moore duket se ka ndërmend të hakmerret atje ku bashkëshortit të saj, Ashton Kutcher, i dhemb më shumë… tek paratë.

Siç zbuloi një revistë rozë amerikane të dielën duke cituar “burime pranë aktores”. 49-vjeçarja do të kërkojë një pjesë të madhe të 130 milion dollarëve, që Ashton llogarit si pasuri personale.

Moore, e cila ra në dashuri me partnerin e saj 16 vjet më të ri kur ai ishte tërësisht i panjohur, duket se ka udhëzuar avokatët e saj që të përpiqen të marrin sa më shumë që të marrin një kompensim sa më të madh financiar gjatë divorcit.

Martesa 7-vjeçare e çiftit hollivudian mbërriti në një fund të papritur kur revistat zbuluan se Ashton pati ftuar një 23-vjeçare të kalonte mbrëmjen në dhomën e tij, gjatë xhirimeve të një filmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA