Exclusive, rrëfimi i djalit të Krushovit

20/11/2011 00:00

Nikita Krushovi është një nga personazhet më të rëndësishëm të botës komuniste.

Lidhja e tij me Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës ka qenë e veçantë. I biri, Sergej Krushov, që prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flet për herë të parë për një televizion shqiptar.

Sonte në mbrëmje në 20.05 në emisionin ‘Exclusive’ në Top Channel do të ndiqni pjesën e parë të intervistës së tij, ku ai shpjegon marrëdhëniet e Nikita Krushovit me Stalinin, dënimin e krimeve të komunizmit të bëra nga Stalini, ndarjen me Kinën, etj…

“Stalini ishte po aq komunist sa edhe Hitleri. Ai ishte një diktator i tipit aziatik, mizor. Shumë më mizor se Hitleri, por më pak se Mao Tse Dun-i. Ndërsa, Hrushovi ishte një njeri që besonte në një të ardhme të ndritur të njerëzimit. Ai nxori në dritë krimet e Stalinit dhe në veçanti krimet kundër popullit të tij.”

Top Channel