Drejt fundit martesa Perry-Brand?

20/11/2011 12:50

Nëse Rusell Brand dhe Katy Perry janë duke u përpjekur që t’i japin fund zërave rreth një fundi të mundshëm të martesës së tyre 1-vjeçare, atëherë janë duke e bërë këtë në një mënyrë të çuditshme.

Gjatës javës, 27-vjeçarja deklaroi në një televizion amerikan se kanë ndërmend të bëjnë fëmijë bashkë, por në mënyrë private, ka lajmëruar miqtë se martesa e saj është në telashe serioze.

Gjithashtu, ajo është barë në shoqërinë e muzikantit Tore Nilsson, i cili për momentin ndodhet në Kaliforni në një tur. Një mikeshë e këngëtares deklaroi se “Nilsson i ka ofruar një shpatull ku mund të qajë. Ata kuptohen shumë mirë mes tyre, aq sa e dashura e tij është bërë dyshuese dhe ka vendosur t’i bashkohet në turne për t’i qëndruar pranë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA