Organizata “Çohu” prezanton fakte të reja, për se dështoi tenderi për privatizimin e PTK-së.

Sipas një hulumtimi të kësaj organizate tenderi për shitjen e PTK-së ka dështuar pasi që “Hrvatski Telekom” ka qenë i bindur që fitues i tenderit për blerjene PTK-së në fund do të dalë “Telekom Austrian AG”.

Sipas “Çohu”-t kjo kompani ka ikur nga gara pasi e ka parë tendencën e qeverisë që me çdo kusht PTK-në do t’ia japë “TelekomAustrian AG”.

Ndërkohë që tërheqjae Hrvarski Telekom nga gara ka bërë që tenderi për shitjen e PTK-së të dështojënë fazën e para-kualifikimit.

Hulumtimi nxjerr në pah se përfaqësuesit kroatë kanë deklaruar se, ata kanë kërkuar rreth dy muaj më parë nga Qeveria që ta pezullojë procesin derisa të sqarohet çështja e akuzave ndaj menaxhmentit të PTK-së për korrupsion.

Nga kjo bisedë telefonike mësohet se kroatët kanë kërkuar nga Qeveria pezullimin e procesit të shitjes së PTK-së, por për kundër këtyre kërkesave, është vazhduar me procesin e privatizimit të PTK-së, deri sa Hrvatski Telekom zyrtarisht tërhiqet nga gara.

Në anën tjetër Telekom Austrian sipas “Çohu”-të asnjëherë nuk është shqyrtuar nga drejtësia. Në atë kohë sipas hulumtimit, përfaqësuesit e Austrian Telekom në Kosovë për ta fituar licencën e operatorit të dytë të telefonisë mobile.

Top Channel