Delegacioni i Kosovësi udhëhequr nga zëvendës/kryeministrja Edita Tahiri të dielën ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik që do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2011.
Në këtë raund të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve, do të bisedohet për problemin e mos zbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe për çështjet për të cilat prej kohësh po diskutohet, siç janë çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimi rajonal.
Po ashtu pritet të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve.
Sipas zyrtarve të qeverisë së Prishtinës kjo e fundit tashmë ka krijuar epërsi në dialog në raport me palën e Serbisë për faktin se Komisioni Evropian zyrtarisht ka vlerësuar rolin konstruktiv të Kosovës në dialog, përderisa ka kritikuar Serbinë për mos zbatimin e marrëveshjeve si dhe ka kërkuar nga ajo përmbushjen e obligimeve nga dialogu dhe arritjen e marrëveshjeve të reja me Kosovën.
Top Channel