Mike Tyson, palaço cirku

19/11/2011 11:00

Mike Tyson duket se ka harruar të gjitha leksionet e profesorit të tij Cus D’Amato, i cili e mori nga rrugët dhe e mësoi të shkruante dhe të sillej siç duhej në radhë të parë e më pas i mësoi sekretet e boksit, sportit ku Tyson u bë një nga kampionët më të mëdhenj të peshave të rënda.

45-vjeçari, i cili ka fituar rreth 300 milionë dollarë nga karriera e tij, po vazhdon t’i humbasë të gjitha, duke filluar që nga dinjiteti.

Tashmë Tyson e fiton bukën e gojës si një palaço cirku në një kazino të Las Vegasit, që e prezanton si të ishte “gruaja me mjekër”.

“Autografe dhe foto me Mike Tyson”, lexohet në një kartelë për turistët. Orari ku mund të takohet ish-kampioni është 14.00-19.00. Autografi kushton 450 dollarë, ndërsa fotografia 150.

Mike Tyson është divorcuar tre here dhe ka bërë burg 3 vite e 8 muaj pasi u akuzua për përdhunimin e Miss Amerikës në vitin 1991. Pasi la boksin në 11 qershor 1995, Tyson u përball me arrestime të tjera për shkak të dhunimit të paparacëve dhe zotërimit e konsumimit të drogës.

Që të zgjidheshin, këto probleme kërkonin avokatë të cilët paguheshin shumë dhe bënë që llogaria e tij bankare të shkonte në zero e tashmë ish-kampioni i madh në ring po mundohet të mbahet me çdo mundësi që i jepet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA