Kriza ekonomike nuk ka sjelle aspak ndalimin e vales se madhe te emigranteve ilegale qe kalojne kufijte e Greqise.

Sipas statistikave te diteve te fundit qe publikojne institucionet europiane rreth 300 vete kalojne kufirin greko- turk cdo dite,ndersa muaji qe sapo kaloi shenoi numrin rekord ne dy dekadat e fundit pasi u regjistruan 9600 persona.

Recensioni i ekonomise greke duket se nuk perben problem per emigrantet e huaj,te cilet nuk kerkojne aspak te rrijne ne Greqi ,por synojne drejt vendeve te Europes qendrore ,madje nje numer I konsiderueshem preferojne edhe vendet ballkanike.

Shumica jane afganas, pakistaneze, algjeriane dhe marokene. Drama e tyre fillon, kur zbulojne me pas se e kane te pamundur jo vetem te ikin ne vendet e tjera europiane, por edhe te kthehen ne atdhe.

Autoritetet greke vazhdojne t’i mbajne keta mijera emigrante ne qendrat e emigracionit ne te cilat kushtet jane te papranueshme dhe cnjerezore.

Sipas kanalit televiziv Al Jazzera edhe ata me fatlumet qe largohen nga keto qendra dhe shkojne drejt qyteteve te medha ,nuk mund te gjejne pune per arsye te krizes dhe ne me te shumten e rasteve, behen pre e dhunes nga grupe ekstremiste etnike.

Agjencia e Bashkimit Europian për kontrollin e kufijve Frontex ne nje raport te fundit te saj ,thekson se edhe mund te largohet nga Greqia,pasi shume prej shteteve qe e mbeshtesin kete force, militarisht dhe ekonomikisht, refuzojne tashme perkrahjen operacioneve te saj.Shkaku kryesor eshte deshtimi i organeve greke per strehimin e mijera emigranteve te huaj qe kapen dhe cohen fillimisht ne qendrat e pritjes, por vetem disa jave me pas, lihen te lire prej tyre, ne territorin grek, duke e bere te pakuptimte rolin e saj.

Nderkohe per here te pare ne historin e tij, Komisioni Europian kunder torturave dhe trajtimit njerezor ne Keshillin e Europes, ka publikuar nje deklarate ne forme ultimatumi ndaj organeve greke, te cilat injorojnë rekomandimet e përsëritura dhe nuk përmirësojne kushtet e jetesës së të burgosurve në burgjet greke dhe qendrat e paraburgimit per te huajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA