Busek: Liri lëvizjeje për Kosovën

19/11/2011 00:00

Diplomati europian nga Austria, Erhard Busek kërkon nga Bashkimi
Europian, që të mundësojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

Arsyetimi se me dhënien e vizave rritet kriminaliteti, sipas diplomatit Busek nuk qëndron sepse BE-ja duhet ta luftojë këtë dukuri në veri të Kosoves.

“Jam shumë skeptik dhe i shqetësuar se ministrat e brendshëm japin kritere shumë të vështira të frikësuar nga rritja e kriminalitetit. Por kemi shumë raste kur pikërisht për shkak të vështirësive në viza është rritur kriminaliteti, kështu që them se duhet të jemi më liberale në këtë drejtim”, Busek.

Erhard Busek u ndal edhe te cështja e mos njohjes së pavarësisë nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas tij pesëshja nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj madje Qiproja, Sllovakia, Spanja, Greqia dhe Rumania dhe janë në pritje të rregullohet cështja e minoriteteve në shtetin e ri.

“Dua të them se pesë vendet anëtare të BE-së njëherë për njëherë nuk dëshirojnë të bëjnë asgjë rreth njohjes së Kosovës .Mendoj se shtetet presin se si do të rregullohet çështja e minoriteteve në shtetin e ri dhe disa çështje të tjera të cilat ende nuk janë kryer. Njohja e këtyre shteteve mendoj se mund të jetë një argument për zgjedhje dhe fushatat politike por jo një zgjidhje e vërtetë. Pra argumente të mira që mund të përdorën për fushata politike por realiteti është në drejtim krejt tjetër”, tha Busek.

Në ditën e dytë të konferencës pjesëmarrësit më pak u fokusuan në cështjen e Kosovës. Diskutimet e tyre të paktën duke iu referuar axhendës së Ministrisë së Jashtme, kryesisht prekën temat që kanë të bëjnë me sfidat që e presin Europën në politikën e jashtme, ekonomi, kriza e euros etj.

Top Channel