Shumica e partive politike kanë kritikuar ashpër marrëveshjet e Serbisë me Kosovën pasi sipas tyre, ato janë kundër interesave të Serbisë.
Përfaqësuesit e partive kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit për Siguri të Kuvendit të Serbisë se është dashur të diskutohet për këto tema.
Ndërsa shefi i delegacionit, Borko Stefanovic, ka theksuar se ashtu si Këshilli, të gjithë kanë qenë të informuar me kohë për këto ngjarje.
Përfaqësuesit e disa partive politike kanë kërkuar që të ngrihet padi, pasi këto e rrënojnë rëndin dhe ligjin, e po ashtu edhe Kushtetutën e Serbisë. Ata kanë thënë se bisedimet me Kosovën nuk kanë asnjë mbështetje.
Por Stefanovic ka theksuar se këto janë gjëra emocionale dhe të pabazuara, pasi opozita serbe nuk ka asnjë zgjidhje dhe propozim nga ana e saj dhe di vetëm të kritikojë.
Serbët e Kosovës janë po ashtu kundër politikave të Stefanovic, të cilat i vlerësojnë të dëmshme. Ndërkaq, liberalët kanë kërkuar që me këto tema të merret Kuvendi i Serbisë.
Tre ditë më parë Partia Radikale kërkoi nga prokuroria e Republikës së Serbisë ndjekje penale ndaj presidentit Boris Tadic dhe një sërë zyrtarëve të tjerë.
Bisedimet dypalëshe Kosovë-Serbi mund të fillojnë ditën e hënë, me trajtimin e cështjes së menaxhimit të integruar të kufijve.
Sinjalet pozitive u dhanë nga negociatori serb, Borko Stefanovic, si dhe nga negociatorja kosovare Edita Tahiri, në një prononcim për gazetën “Epoka e Re”.
Top Channel