Ato janë dy zonja të njohura! Karriera e tyre vazhdon pavarësisht angazhimeve familjare! Madje ato njihen si trasgresive!
Enada At’Nikolla sapo ka hapur një atelie të re dhe posterat e saj ekstravagante kanë mbushur rrugët e kryeqytetit!
Joana Smakaj ka publikuar videoklipe, merret me lokalin e saj dhe mes këtyre punëve të realizuara të gjitha sipas stilit të saj, ndodhet dhe një tërmet i vogël biond që trondit kudo ku shkel!
Doja të bëhesha nënë kur isha ende e re, 22 vjeç. Nuk jam trembur sepse mendimi që do jesh gjëja më e dashur për fëmijën është diçka që nuk përshkruhet me fjalë. Jeta është më bërë më e bukur për mua, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Kur kaloj kohë me djalin janë momentet më të bukura për mua”, u shpreh Joana, e ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.
Edhe mami Enada është shumë e përkushtuar, por sigurisht që stili i saj nuk ngelet kurrë pas dore pavarësisht kësaj!
“Jam bërë më e ndjeshme tani që jam nënë e dy fëmijëve. Kur vendos të bësh fëmijën e parë është më e vështirë. Mosha ideale është atëherë kur ti je e pjekur dhe do ta kesh një fëmijë, kur je gati, atëherë kur ti mund t’i japësh atë që duhet”, theksoi Enada.
Mama të një brezi të ri, larg kornizës tradicionale kur vetja lihej plotësisht pas dore për t’iu përkushtuar familjes së sapokrijuar!
Zonjat e reja kanë shumë për t’u pasur zili edhe nga zonjushat e paangazhuara.
Top Channel