Moore-Kutcher drejt divorcit

18/11/2011 03:31

Duket se martesa e Demi Moore dhe Ashton Kutcher ka arritur vijën e finishit.

Aktorja e mirënjohur e Hollivudit ka vendosur t’i japë fund lidhjes së saj 6-vjeçare me Kutcher.

“Është një trishtim i madh që kam vendosur t’i jap fund martesës 6-vjeçare me Ashton”, tha Moore. Si një grua, nënë dhe bashkëshorte ka disa vlera të cilat i konsideroj të shenjta dhe me këtë frymë kam zgjedhur të bëj përpara me jetën time”.  

Martesa 6-vjeçare e çiftit hollivudian u trondit nga publikimi i historisë së tradhëtisë së aktorit, i cili kaloi natën me një 22-vjeçare në një hotel në San Diego.
 
“Gjithmonë do ta kujtoj kohën që kalove me Demin. Por martesa është një prej gjërave më të vështira në botë dhe fatkeqësisht shpesh herë ajo dështon”, u shpreh Kutcher.    

Në javët e shkuara u duk sikur çifti po shkonte drejt pajtimit, pas daljeve të tyre në publik, por me sa duket Moore nuk ia ka falur dot tradhëtinë bashkëshortit të saj.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA