Cili ishte shkaku i vdekjes së Natalie Wood?

18/11/2011 00:00

Policia amerikane ka vendosur të rinisë hetimet mbi vdekjen e aktores
Natalie Wood, 30 vjet pasi 43-vjecarja e gjend e mbytur, një episod që
ende sot konsiderohet i mistershëm në Hollywood.

Burime nga policia e Los Angeles thane se kane informacione te reja lidhur me kete ceshtje, por nuk preferuan te japin te tjera detaje. Trupi i pajete i Wood u gjet nje nate pasi kishte festuar me te shoqin, yllin e televizionit Robert Wagner dhe aktorin Christopher Walken ne bordin e jahtit te tyre, “The Splendour”.

Sipas mjekut ligjor, 43-vjecarja kishte konsumuar shume alkool dhe u mendua se ndoshta mund te kishte rreshqitur ndersa tentonte te hipte ne barken prej gome te jahtit. Vdekja u trajtua atehere si aksident, por mbeti e rrethuar nga shume pyetje. Aktorja njihet me shume per rolet e saj ne “West Side Story” dhe “Rebel pa nje kauze”. Ajo eshte nominuar tre here ne cmimet OSCAR dhe ka fituar nje sere cmimesh te tjera kinematografike.

Sipas CNN-it, e motra, Lana ëood i kerkoi autoriteteve vitin e kaluar rihapjen e ceshtjes duke insistuar se nuk besonte qe vdekja e Natali-se ishte aksidentale. “Une dua vetem te verteten,- tha Lana per gjigantin mediatik amerikan,- dua te historia te dale ne drite ashtu sic eshte”. Per momentin, edhe familja ëagner i ka ofruar hetimit mbeshtetjen e saj.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta