Me 65 vota pro dhe 1 kundër, Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian mbështeti propozimin e eurodeputetit Hannes Swoboda për antarësimin e Kroacise në BE.

“Do të ketë një votim në seancë plenare më 1 dhjetor, dhe me këtë mbështetje të Komitetit të Jashtëm, është absolutisht e qartë se do të kemi një shumicë absolute, të gjithë parlamentarët europiane ftojnë Kroacinë për t’u bashkuar. Ky është gjithashtu një mesazh i qartë për qytetarët e Kroacisë: ne ju duam brenda BE-së”, tha Zv/Kryetari i S&D dhe Raportuesi për Kroacinë në PE,  Hannes Swoboda.

Pas votimit në seancë plenare, nevojitet që traktati i posacëm i antarësimit të Kroacisë në BE të nënshkruhet dhe ratifikohet në të gjitha vendet antare.

“Unë pres një votë të qartë nga qytetarët e Kroacisë dhe më pas një proces pa pengesa të ratifikimit nga parlamentet e ndryshme nacionale”, shtoi Swoboda.

Raporti shoqërues mbi Kroacinë i eurodeputetit Sëoboda siguroi 61 vota pro, 2 kundra dhe 3 abstenime në Komitetin e Jashtëm.

“Mesazhi është sigurisht se reformat duhen vazhduar, veçanërisht në lidhje me sistemin gjyqësor, në lidhje me luftën kundër korrupsionit, dhe integrimin e refugjatëve. Ajo që themi ne është: reformat duhet të vazhdojnë, e nëse është e mundur dhe të forcohen, sepse sa më të përgatitur për t’u bashkuar me BE, aq më mirë është si për ju dhe për ne”, theksoi Swoboda.

Kroacia pritet të jetë anëtari i 28-të i Unionit më 1 korrik 2013.


Përgaiti: Arta Tozaj

Top Channel