Fullani, rrjedhin votat e PS-së

17/11/2011 00:00

Ardian Fullani do të jetë sërish guvernator i Bankës së Shqipërisë edhe
për 7 vjet të tjera. Kandidatura e Fullanit mori votën pro të 75
deputetëve, dy prej të cilëve ishin nga opozita.

Ndërsa deputeti socialist Eduart Shalsi abstenoi, deputetët Arben Malaj dhe Ben Blushi kanë votuar pro zotit Fullanit edhe pse Partia Socialiste, permes kryetarit te saj Edi Rama, eshte shprehur qartazi kundër kësaj kandidature.

Nga opozita votuan kunder Ardian Fullani 55 deputetë nga 66 deputetë te pakices, gjithsej në Kuvend. Zoti  Ardian Fullani ka ardhur në krye të Bankës së Shqipërisë në tetor të vitit 2004 i zgjedhur nga socialistët.

Ne fillim marrëdhëniet e maxhorances se re te demokrateve te ardhur ne pushtet ne zgjedhjet e qershorit te vitit 2005 nuk ishin forte miqesore. Por pikerisht kete mandat te dyte zoti Fullani ka dalë si propozimi i vete kryeministrit Berisha, i cili e vlerëson guvernatorin sipas tij per aftesi ne menaxhimin e rreziqeve qe vijnë nga kriza nderkombetare financiare.

Por opozita e akuzon Fullanin si të nënshtruar politikisht ndaj qeverisje duke i dhënë asaj përfitime, që nga blerja e dyshimte e hotel “Dajtit” dhe deri sipas opozitës tek financimi direkt dhe indirekt i deficitit buxhetor.

Partia Socialiste ka akuzuar se rizgjedhja e Fullanit në Bankën e Shqipërisë per here te dyte eshte e lidhur me procesin gjyqesor ndaj Ilir Metes, ku bashkeshortja e zotit Fullani eshte anëtare e Gjyketes qe po shqyrton ceshtjen. Zoti Fullani eshte guvernatori i pare qe merre dy mandate rresht dhe drejton bankën e Shqipërise ne dy qeverisje të ndryshme.

Topi dekretoi Fullanin

Guvernatori Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është dekretuar për të
qenë sërish në krye të Bankës së Shqipërisë edhe për një mandat tjetër.

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar zotin Fullani duke ia
propozuar Kuvendit për ta zgjedhur guvernator edhe për një mandat
7-vjecar. Emri Fullanit ishte i parë në listën e propozimit që Këshilli i
Ministrave propozoi për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës.


listën prej 9 emrash të votuar nga Kuvendi si anëtarë të Këshillit
Mbikëqyrës, presidenti Topi ka gjykuar se Ardian Fullani duhet te jete
serish Guvernator i Bankes. Zoti Fullani duke qene se është një propozim
që bëhet nga qeveria, votimi në kuvend për të është thjesht nje
procedure per shkak se ai tashme e ka te deklaruar voten pro nga
mazhoranca.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama
kundershtoi kete kandidature. Ne nje deklarim per mediat Rama shkruan se
në “këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar,
është kandidatura më e gabuar”. Rama eshte i mendimit se mundësia e një
mandati të dytë për zotin Fullani është pamundësi për të riparuar dëmet
e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. “Për interesin e financave
kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme, ku
kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë.
E kështu as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të
kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen
për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për
shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së
Shqipërisë. Partia Socialiste – thote Rama- do të votojë kundër kësaj
kandidature.

Top Channel