Botim për familjet tiranase

17/11/2011 00:37

Pinjollët e familjeve më të vjetra të Tiranës, u mblodhën për të promovuar librin e Zenel dhe Donika Anxhakut, “100 familje autoktone tiranase”.

Libri përkon edhe me përvjetorin e clirimit të Kryeqytetit dhe është bazuar në arkivat e familjeve të cilat janë pjesë e tij.

Disa nga të ftuarit, folën për rëndësinë e traditës dhe vlerave që mbart ky libër, i cili pritet të pasohet me një tjetër botim.

Për autorët, kjo nuk është hera e parë që sjellin pranë publikut një rrëfim të këtij lloji të ilustruar edhe me foto.

“Ky është libri i katërt që bashkë me bashkëshorten time kemi nxjerrë. Kemi parë që janë pritur mirë botime e mëparshme dhe e kthyem këtë në punën tonë të përditshme, kjo na çoi tek Tirana sepse është metropoli. Po nuk the për Tiranën është e kotë të kalosh në qytet e tjera të Shqipërisë”, tha bashkëautori i librit, Zenel Anxhaku.

I ftuar në ceremoni ishte edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi, pjesëtar i një prej familjeve më të vjetra në Tiranë.

“Ju falënderoj për ftesën për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni promovimi të një libri mjaft të rëndësishëm për qytetin tonë dhe nuk e di a ishte ndonjë rastësi apo e menduar që pikërisht sot, që është dita e tolerancës botërore, vjen e promovohet një libër për një qytet dhe një popullsi që shquhet së pari për tolerancën e vet”, tha në fjalën e tij Presidenti i Republikës,  Bamir Topi.

Doktor Flamur Topit, i pranishëm në event, iu dorëzua cmimi “Nënë Tereza” dhënë nga Shoqata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, me seli në Bon të Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA