Tërhiqet pretendimi për atësinë e Bieber

16/11/2011 17:30

Dy javë pasi pretendoi se fëmija i saj është ngjizur me këngëtarin Justin Bieber, 20-vjeçarja Mariah Yeater tërhoqi të gjitha akuzat dhe kërcënimin për të dërguar çështjen në gjykatë.

Dy avokatët që përfaqësonin adoleshenten, kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje. Tërheqja vjen disa ditë pasi Bieber deklaroi se jo vetëm që është i gatshëm që t’i nënshtrohet testit të ADN-së, por edhe që do të padisë të renë për mashtrim dhe dëmtim të imazhit, nëse fëmija nuk do të rezultojë i tiji.

Yeater shokoi fansat e Bieber dhe të së dashurës së tij Selena Gomez, kur pretendoi se kishte ngelur lindur fëmijën e 17-vjeçarit, pas një kontakti seksual të ndodhur pas përfundimit të një koncerti në muajin tetor.

Në një intervistë në një program televiziv amerikan një javë më parë, 20-vjeçarja pati deklaruar: “Me sa duket, ai pati një pëlqim me shikim të parë ndaj meje dhe sapo u afrova, më pyeti nëse do ta kisha problem të shkonim diku ku mund të qëndronim vetëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA