Deklarata e Serbisë për zgjidhjen e problemit të Kosovës sipas të gjitha gjasave nuk do të paraqitet në Kuvend.

Një letër me disa ide për krizën në veri, por edhe një plan veprues, ishte propozuar dhe pritej të dorëzohej nga qeveria në Kuvendin e Serbisë.

Por, burime jozyrtare kanë bërë të ditur se do të kishte shumë vështirësi për ta kaluar një deklaratë të re për Kosovën, pasi opozita nuk mbështet ide të tilla, ndonëse kërkon që të flitet për këtë temë në seancën e parë të vazhdimit të punimeve.

Vetë presidenti Boris Tadic është shprehur ditë më parë se kjo deklaratë nuk është e domosdoshme pasi janë miratuar mjaft të ngjashme nga Kuvendi.

Ideja e Serbisë ka qenë që këtë deklaratë ta mbështesin sa më shumë parti politike, por për shumicën e opozitës, në të duhet të jepen ide të qarta.

Nada Kollunxhia, kryetare e grupit parlamentar të demokratëve, ka thënë se më mirë do të ishte që një deklaratë e tillë të mos paraqitej në Kuvend.

Top Channel