George Clooney i rikthehet tapetit të kuq. Premiera e filmit “The Descendants” e rikthen atë në Beverly Hills, ku aktori interpreton rolin e një avokati hauajan (Matt King) që merret me pasuritë e paluajtshme. Bashkëshortja e tij hyn në koma pas një aksidenti me varkë e pas kësaj atij i duhet të përballet me kujdesin që duhet të tregojë ndaj 2 vajzave të tij 17 dhe 10-vjeçare.
Filmi momentalisht ka jo pak vëmendje përpara ceremonisë së çmimeve OSCAR dhe komentet për këtë nuk kanë munguar nga ambiciozi i Hollivdit. Filmi është përshtatur dhe realizuar nga regjisori Alexander Payne dhe doemos ngjarjet janë zhvendosur në Hauai.
George Clooney ka pohuar:
“Kam zgjedhur regjisorin e duhur. Kam dashur të bëj një film me këtë regjisor sepse kam bindjen që ai është shumë i mirë. Më pas lexova skenarin dhe nuk po u besoja vetes sepse ishte ajo që doja, një film të bukur dhe një rol të jashtëzakonshëm”.
Filmi “The Descendants” ka nisur këtë 16 nëntor projeksionin në kinematë e Amerikës.
Top Channel