Politikanët shqiptare në Shkup kanë reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste të tifozëve maqedonas në ndeshjen miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Brohoritjet e fansave maqedonas ‘Dhoma gazi për shqiptarët’ dhe ‘shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ mund të përkeqësojnë raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, vlersojnë nga partia e Ali Ahmetit që bën pjesë në Qeverinë e Maqedonisë.

“Fillimisht, federatat e futbollit duhet të marrin masa të nevojshme për të parandaluar dhe dënuar të gjithë kryerësit e këtyre verpimeve. Ne përmes institucioneve shtetërore do të kërkojmë përgjegjësi për të gjithë ata
që shfrytëzojnë apo keqpërdorin ngjarjen sportive për të zbrazur frustrimeve që pastaj mund të ndikojnë edhe në prishjen e raporteve ndëretnike”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI.

Nga Partia Demokratike Shqiptare në opozitë thonë se brohortijet raciste janë vazhdimësi e politikës anti-shqiptare të qeverisë e cila vazhdimisht i shpërblen kryerësit e këtyre veprave në vend që t’i dënojë.

“Ështa pasqyrim i pozitës tejet irelevante dhe inferiore i partisë shqiptare në pushtet BDI e cila asesi kurr nuk e ka gjetur të arsyeshme që t’i dënojë këta huligan në mënyrë që incidente të këtilla të mos përsëriten, por ndoshta të njëjtët janë shpërblyer nga ana e partisë maqedonase që është në pushtet”, thotë Zijadin Sela, deputet i PDSH.

Mediat maqedonase kanë anashkaluar totalisht thirrjet raciste të tifozëve maqedonas. Brohoritjeve anti-shqiptare, hapësirë i është dhënë vetëm në mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Top Channel