Pink: Dua të kem shumë fëmijë
16/11/2011 11:55
Këngëtarja Pink ndihet shumë e lumtur me vogëlushen e saj Willow, por është shprehur se dëshiron të shtojë familjen me shumë fëmijë.
“Willow është fëmija im i parë dhe më ka bërë shumë të lumtur, por në të ardhmen dua të kem shumë fëmijë, dua një skuadër të tërë basketbolli”, tha këngëtarja.
Më pas, Pink theksoi se vogëlushes i pëlqejnë disa këngë të lehta të krijimtarisë së saj.
“Willow pëlqen këngët e mia të lehta dhe me to e zë gjumi, por fansat duhet të qëndrojnë të qetë. Albumi im i ardhshëm nuk do të jetë me ninulla. Nuk do të “ëmbëlsohem” vetëm për faktin se jam bërë nënë”, tha Pink.
Top Channel