Nderohet regjisori Almodóvar

16/11/2011 15:55

Regjisori më i famshëm spanjoll dhe një ndër regjisorët më të famshëm të Hollivudit, Pedro Almodóvar është nderuar në Nju Jork në “Museum of Modern Art”.

Eventi ku nderohet karriera filmike mbahet për të katërtin vit dhe këtë ka qenë Almodóvar ai që ka merituar këtë trofe.

Regjisori spanjoll ka nisur karrierën e tij në vitet 70-të me realizimin e filmave të shkurtër, kur ishte vetëm 22 vjeç. Në vitin 1980 ka realizuar të parin film artistik me metrazh të gjatë me buxhet tepër të vogël, por me një skuadër të madhe vullnetarësh.

Gjatë karrierës së tij mëse 30-vjeçare, Almodóvar ka realizuar 18 filma, por ka ditur përherë të jetë modest. Nderimin që iu bë në Nju Jork e ka përshkruar si një mrekulli.

“27 vjet më parë instituti ‘MOMA’ ka përzgjedhur një film timin dhe atëherë për të parën herë në jetën time jam parë në Amerikë. E prej atëhere filmat e mij kanë shpërndarje të rregullt këtu. Ndaj edhe nuk mund të mos i jem mirënjohës këtij instituti”, theksoi Almodóvar na fjalën e tij.

Regjisori spanjoll është fitues i disa trofeve OSCAR dhe ka qenë artisti i cili ka zbuluar disa talente, ndër ta edhe aktorin Antonio Banderas. Ndërsa në filmat e tij kanë qenë protagonistë emra të mëdhenj të Hollivudit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA