Gjykata e krimeve të rënda në Hagë urdhëroi të mërkurën një ekzaminim të plotë për Ratko Mlladiçin, i cili po përballet me akuzat e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, për rolin e luajtur nga ai në luftën e Bosnjes.

Procesi i gjeneralit 69-vjeçar u ndërpre javën e shkuar, pasi avokatët e tij deklaruan se ai ishte shumë i sëmurë për të përballuar seancat. Në tetor, ai u ekzaminua me një formë të rëndë pneumonie dhe u dërgua për kurim në spital.

Mlladiç dyshohet si autor i disa krimeve të luftës në Bosnjen e viteve 1990, përfshi urdhërimin e masakrimit të 7 500 meshkujve muslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.

Në një komunikatë të lëshuar, gjykata informon se ka kërkuar një ekzaminim të plotë të gjendjes së 69-vjeçarit, së bashku me një opinion të specializuar mbi mundësinë që ai të përballohet me procesin e nisur kundër tij.

Njëkohësisht, Mlladiç do të vizitohet gjatë javës nga një ekip me mjekë serbë, të përzgjedhur nga ai vetë. Në njohjen e akuzave, gjenerali i arrestuar në muajin shtator në një fshat pranë Beogradit, i cilësoi akuzat si “monstruoze”, ndërsa destancoi veten prej ngjarjeve.

Top Channel