“Nuk po kthehem më tek ai…” Kate Cassidy shpërthen në lot teksa rikthehet në shtëpinë ku jetonte me Liam Payne
Ishte viti 1985 kur Michael J. Fox u ngjit në një podium dhe luajti me kitarë këngën klasike të Chuck Berry, “Johny B”.
Kjo është një nga momentet më të famshme të filmit “Kthim në të Ardhmen”, ku Fox, në rolin e Marty, ekzaltohet me kitarën e kuqe në duar.
Kanë kaluar plot 26 vjet që atëherë dhe tani aktori është kthyer për të mbajtur të njëjtin instrument për të luajtur të njëjtën muzikë.
Por jo për të performuar në një film, këtë herë do të jetë me rastin e mbledhjes së fondeve për fondacionin e tij për mjekimin e parkinsonit.
Në vitin 1991, gjatë xhirimeve të filmit “Doktori i Hollivudit”, aktorit iu diagnostikua parkinsoni. Ai vendosi ta mbante këtë të fshehtë, deri në vitin 1998 kur e bëri publike në një intervistë për revistën “People”.
Top Channel