Kurrë mos u divorco nga bashkëshorti vetëm 72 ditë pas martesës e më pas të shkosh në koncertin e njërit prej shokëve të tij më të mirë. Këtë gabim bëri Kim Kardashian.
Sipas ‘New York Post’, këngëtari Michael Buble, gjatë koncertit të tij në Nju Jork, bëri një ftesë: “Zonja dhe zotërinj, ftoj në skenë Kim Kardashian.”
Deri këtu gjithçka në rregull, por më pas ai habiti të gjithë kur shtoi: “Bëj shaka, ajo lloj femre nuk do të hipë kurrë në këtë skenë.”
Më pas, Buble i kushtoi mikut të tij Kris Humphries një këngë të Nina Simones me titull “Feeling Good” (Të ndihesh mirë).
Basketbollisti Kris Humphries nuk e ka fshehur asnjë çast se po kalon një periudhë depresive.
Përkundër faktit që edhe pas divorcit, bukuroshja Kardashian është parë të mbante në dorë unazën e fejesës dhe të martesës, Kris ka nxituar ta heqë unazën. Kësisoj, edhe në dukje ai është një beqar tipik, vetëm se kjo nuk është gjithçka ama.
Një burim i cituar nga tabloidi britanik “The Sun” thekson se Kris nuk ka dëshirë për luftë dhe as që ka ndër mend të bëjë ndonjë hap për mënyrën se si do të ndahet pasuria pas divorcit. Ai është në depresion dhe asgjë nga këto që përfliten, nuk i intereson aspak”.
Top Channel