Presheva ka mbledhur trupa të ndryshme teatrore. Në vendin e vogël në jug të Serbisë festivali i VIII-të i komedisë ka sjellë grupet nga Fieri, Tirana, Kosova e Maqedonia, për të dhënë shfaqjet e tyre.

Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në këto zona shqiptare që duket se ka mbushur sallat e teatrit.

Në natën e katërt Teatri nga Fieri mblodhi qytetarët në shfaqjen “Vëllezëri dhe Interes dhe Zi e më Zi”, në regjinë e Klajdi Markut. Organizatorët thonë se në zonat shqiptare kyfestival është një festë.

“Ky festival ka një domethënie shumë të madhe për popullin e Preshevës. Dihet që jemi një qytezë në jug të Serbisë me 95 përqind popullsi shqiptare dhe nuk ndodhin shpesh organizime të tilla, sepse marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia”, tha organizatorja e festivalit, Afeida Borici.   
 
Por, edhe pjesëmarrësit e tjerë dhanë përshtypje mjaft të mira.

“Publiku preshevar është një publik i mrekullueshëm, domethënë ka etje për art. Më lejoni të bëj edhe një kompliment për të gjithë qytetarët e Preshevës që kanë një dashuri të veçnatë për ne shqiptarët e Shqipërisë. Jemi të entuziazmuar nga pritja që na u bë nga publiku”, tha regjisori nga Fieri, Klajdi Marku.

Në këtë festival kanë marrë pjesë shtatë trupa teatrore dhe ka pasur mjaft shikues në teatrot që rrallë kanë premiera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA